E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani do të lejojë kthimin e ekspertëve bërthamorë

Për herë të parë që prej publikimit nga Zyra Ndërkombëtare për kontrollin e armëve bërthamore të dosjes së diskutueshme për programin atomik iranian, ekspertët lejohen sërish të vlerësojnë impiantet atomike në vend.

Inspektorët do të shkojnë më 28 janar në Iran dhe do të hetojnë impiantin e dytë për pasurimin e uranit në Fordo, bëri të ditur ministria e Jashtme në Teheran.

Nga raporti që do të japin ekspertët varet nëse do të fillojnë sërish bisedimet ndërkombëtare për programin bërthamor iranian.

Në impiantin nëntokësor për pasurimin e uranit, në Fordo, rreth 160 km në jug të Teheranit, impiant i mbajtur për kohë të gjatë sekret, bëhet pasurimi i uranit deri në 20 për qind. Iranianët duan të fillojnë punën në këtë impiant në muajin shkurt.

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së përfaqësues të Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së javën e kaluar se me këtë hap Irani shkel rezolutën e Këshillit të Sigurimit dhe Zyrës Ndërkombëtare për kontrollin e armëve bërthamore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›