E Shtunë, 31 Tetor 2026

Modric-Torres, nuk shkëmbehen

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp ka mohuar spekulimet se do të konsideronte shkëmbimin e mesfushorit Luka Modric me sulmuesin e Chelseas, Fernando Torres.

Modric, vazhdon të kërkohet nga Chelsea kurse Redknapp vazhdimisht ka shprehur adhurimin e tij për sulmuesin spanjoll. Por, ai ka insistuar se nuk ka gjasa për shkëmbimin e futbollistëve.

“Jo, kurrë nuk kam menduar për një shkëmbim të tillë” tha Redknapp për Sky Sports News i pyetur rreth shkëmbimit të mundshëm Torres-Modric.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›