Ban Ki Moon: Assad të ndalë vrasjet

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, i ka bërë thirrje presidentit të Sirisë që ta ndalojë gjakderdhjen e vazhdueshme në vendin e tij dhe tha se “rendi i vjetër” i sundimit të një familjeje ka mbaruar në Lindjen e Mesme.
Duke folur në një konferencë arabe për demokracinë botërore në Bejrut, Ban ka kërkuar nga presidenti Bashar al-Assad që ta ndalojë vrasjen e njerëzve të tij, duke shtuar se rruga e shtypjes nuk çon askund.
Kombet e Bashkuara vlerësojnë se më shumë se 5000 njerëz janë vrarë që nga fillimi i protestave anti-qeveritare në Siri, para më shumë se 10 muajsh.