E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nazime Visha akuzohet per vrasje me paramendim

Nazime Visha do të gjykohet për “vrasje me paramendim” të babait të pesë fëmijëve, Fiqiri Muçes, i njohur edhe si ish-i dashuri i saj për disa vite. Prokurorisë së Tiranës, iu deshën 6 muaj kohë për ta provuar se 18-vjeçarja Visha ,vrasjen e të dashurit të saj Muça, e ka kryer me paramendim dhe jo se ishte e detyruar nga rrethanat, për t’i shpëtuar rrëmbimit. “Dy javë para vrasjes së Muçës, thonë prokurorët, 18-vjeçarja Visha ishte vendosur tek banesa e dajallarëve të saj në fshatin Vilë ku edhe u vra babai i pesë fëmijëve. Gjatë kësaj kohe, ajo i kishte vjedhur telefonin gjyshes duke shkëmbyer mesazhe dhe thirrje telefonike fshehurazi me Muçën. Mbrëmjen e datës 13 gusht 2012 e kishte ftuar të shkonte në fshatin ku banonte për ta marrë dhe larguar që aty”. Por, me të mbërritur në portën kryesore të banesës së gjyshës së 18-vjeçares, Muça u vra nga plumbat e “Kallashnikovit” që e dashura e tij e mbante në dorë. Sipas akuzës, Muça ka tentuar të largohet me vrap në drejtim të malit, por 18-vjeçarja e ka ndjekur nga pas duke e qëlluar me breshëri deri ne vdekje. Grupi hetimor është bindur se ka qene vete Nazime Visha, qe ka qëlluar. Te akuzuarën e kane dërguar ne një poligon qitjeje. Në prezencën e një eksperti armësh, ajo ka treguar aftësi të mjaftueshme për mbushjen dhe shkrepjen në shënjestër të plumbave të “kallashnikovit, sipas prokuroreve.
Nese 18-vjeçarja dënohet për vrasje me paramendim, rrezikon një dënim nga 15 deri në 25 vite burg.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›