E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani ftohet në bisedime për programin bërthamor


Gjashtë fuqitë e mëdha të botës do t'i kërkojnë Iranit të marrë pjesë në bisedime për gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike mbi mosmarrëveshjen rreth programit bërthamor të Teheranit.

Përfaqësuesit e 6-shes, të cilët u takuan sot në Londër, thanë se kreu i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Havier Solana do ta paraqesë ftesën për bisedime.

Anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, Rusia, Shtetet e Bashkuara, Kina, Franca dhe Britania, si dhe Gjermania po bashkërendojnë politikën ndërkombëtare ndaj Iranit. Në deklaratën e tyre, vendet i bënë thirrje Iranit "të angazhohet seriozisht për hir të respektit të dyanshëm.”

Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrëdhënie diplomatike me Iranin, megjithatë, presidenti Barak Obama ka shprehur gatishmërinë për fillimin e dialogut.

Pjesëtarët e tjerë të grupit vlerësuan sot drejtimin e ri të politikës amerikane në lidhje me Iranin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›