E Diel, 1 Nëntor 2026

“Sulm politik ndaj meje strategji e dështuar që në fillimet e tij”

Botuesi Fahri Balliu flet në një intervistë për TV “Ora News”

“Fushata elektorale që po afron, me hap shumë të shpejtë i ka vënë në disa pozitë disa forca politike, të cilat në mënyrën e tyre përpiqen që t’i afrohen dhe në mënyrën e tyre të bëjnë performancën për të fituar zgjedhjet. Është fatkeqësi e madhe që PS-ja nëpërmjet Edi Ramës po risjell në betejën e luftës politike të vitit 1990 – 1991. Dhe ndërkohë ky po e mbështet gjithë fushatën e vet te të ashtuquajturat lëvizje të qeverisë, fatkeqësia e Gërdecit, ku Prokuroria është marrë me propagandimin e atyre që nuk janë fajtor për Gërdecin, dhe jam i sigurt që profesionalisht ajo atë dosje nuk e njeh fare, sepse se ka kapur nga koka por nga bishti. Mund të them që njerëz të cilët flasin për Gërdecin, që flasin për Gërdecin si propagandues të Gërdecit, janë fajtorë të Gërdecit”

TIRANE – “E gjithë kjo është një sulm politik lidhur me pozitën time, si botues i gazetës dhe të vetmes frëngji nga e cila gjuhet e keqja që e ka kapluar Shqipërinë në të shkuarën dhe që të sotmen”.

Kështu e ka komentuar sulmin e ditëve të fundit ndaj tij, Fahri Balliu.

Botuesi i gazetës “55”, ka shpjeguar dje në një intervistë për tv “Ora News”, gjithë rrugën e akuzave ndaj tij. Mes emrave konkretë, ai ka denoncuar si të përfshirë në këtë aferë, Presidentin e Republikës, Kryeprokuroren e Republikës, Kreun e PS-ës, si edhe njërës të lidhur me këta persona, si Ardian Klosi e Mero Baze.

Duke e cilësuar gjithë këtë aferë mediatike si një strategji, Balliu ka shpjeguar më pas, rolin sipas tij të pedopolitikës, ndërsa ka shprehur me siguri që gjithsesi kjo do të jetë një strategji e dështuar, me gjithë kohën në prag të zgjedhjeve që u tentua të gatuhet.

Mediat sot (dje) i kanë dhënë hapësirë një lajmi ku thuhet se vajza juaj është ortake me Mihal Deliorgjin. Ju si e komentoni këtë lajm?

Problemi është se kjo akuzë e ndërtuar, i ngjan tullumbaces më jetë shkurtër në botë. Në vitin 2006, vajza ime ka firmosur, kur ka qenë 18 vjeç, në përurimin e një firme biznesi ku janë pesë persona. Një nga ta është dhe kjo, dhe si rasti i çdo të riu, vajza ka vënë këtë firmë që të marri pjesë në këtë firmë. E vërteta është që për asnjë moment nuk ka pasur asnjë lidhje me të tjerët, as ka përfituar, as ka dhënë as ka marrë. Tani duke u nisur nga ky formalitet i kësaj firme, dokumenti i së cilës ka qenë në det-line, sepse ka qenë në websit-in e QKR-së, ky det-line që është edhe te tatimet, tregon se nuk ka asnjë marrdhënie financiare me këtë firmë, gjë që provohet në mënyrë absolute, taksative, të palëvizshme nga më i ligu prokuror, nga më i ligu gazetar, se cilat janë të dhënat financiare të bankës ku ime bijë figuron, pavarësisht se fjala për atë beh për sulme ndaj meje. Kjo është ngjarja e vërtetë, dhe këtu fillon dhe këtu mbyllet ajo çka është bërë shkas për të ndërtuar këtë lëndë plasëse, për qëllime politike. Po e marrim sikur, jo vetëm që u rezistua në këtë pikë, por mori pjesë çdo lloj biznesi, mori fitimet e saj ose u angazhua financiarisht pa asgjë të keqe, pa asnjë shkelje në jetën private të qytetarëve. Ne jemi njerëz të lirë, dhe ne nuk mund të nisemi në vitin 2006-ën se ç’mund të ndodhi në vitin 2009 dhe aq më keq akoma nuk duhet të gjykohet në vitin 2009 se kemi bashkëpunuar me njerëz me biografi të keqe, kur s’ka as bashkëpunim, por po marrim rastin e bashkëpunimit. Kuptohet që e gjithë kjo është një sulm politik lidhur me pozitën time, si botues i gazetës dhe të vetmes frëngji nga e cila gjuhet e keqja që e ka kapluar Shqipërinë në të shkuarën dhe që të sotmen. Ne vetëm para pak ditësh kemi pasur një edicion të gjatë botimesh lidhur me disa krime të Bilbil Klosit, dhe i biri i tij është një nga njerëzit e angazhuar, dhe këtë “trimërinë” e kësaj afere me dragulat e medias që dolën te “Vizion Plus”, gazetari Mero Baze e potencoi këtë si një episod që të mund të rrëzonte autoritetin, apo të mund të krijonte një ide që kjo është e lidhur me Gërdecin, me përdorimin e fjalës Gërdec, me inflacionin e kësaj fjale, etj, etj. E vërteta është që përderisa këto dokumente kanë qenë në websit-in e hapur, përderisa vetë Prokurorja thotë që “unë e dija, por do të hetoj”, prokurorja për të cilën unë kam shkruar disa herë do ta kishte tundur si flamur që ditën e parë këtë dokument, nëse ai do të kishte pasoja apo lidhje, këto gjëra që do t`i japi media. Por duke parë se dështoi dhe nuk kishte nga pikëpamja ligjore asnjë lloj të keqeje, nga sajimet e medias, sepse siç dihet, unë e kam thënë dhe herë të tjera edhe në debate televizive të ndryshme, sot (dje) Prokuroria, Komiteti Qendror i Partisë së Punës, në varësi të disa gazetave dhe mediave, të cilat i furnizon, gjë që për hir të së vërtetës disa organe dhe institucione të tilla kurrë nuk kanë qenë spiunë të vetvetes, kanë pranuar spiunllëqe, por që të bëhen spiunë është hera e parë që ndodh në të gjitha llojet e sistemeve. Dhe këta gjezdisin me shkresa nëpër duar ku të kapin ndonjë keqkuptim dhe mashtrim, për të ndërtuar këtë që kanë ndërtuar. Kjo është një përgjegjësi shumë e madhe edhe për institucionin e Presidentit, i cili kurrë nuk duhet të bëjë njeriun e paditur rreth kësaj çështjeje, pasi unë shoh edhe dorën e tij në zhvillimin e kësaj afere monstruoze të turpshme. Dhe në këtë pedopolitikë, sepse në Shqipëri veç pedofilisë që del ndonjëherë nëpër televizione ka filluar pedopolitika, marrja, ngacmimet e politikanëve, është një nga aktet më të zeza, më të egra, më të padrejta, më antinjerëzore, por dhe jo ligjore. Sepse, dakord, ndodh një gjë që është shkelje e ligjit në daç njëri në daç tjetri janë të barabartë përpara ligjit, por ligji është në punë të vet, njerëzit janë në liri të tij, atëherë përse duhet të potencohet kështu, apo të ngjisë sa të ngjisë?! Pra, kjo praktikë primitive bëhet për të fryrë, dhe për të ndërtuar një furtunë, që nuk ka absolutisht asnjë episod të natyrës që të shqetësojë publikun.

Pra për ju është një sulm i pastër politik. Në fakt keni përmendur emrin e kryesocialistit Edi Rama dhe të kryeprokurores Ina Rama...?

Po unë i përmend të gjithë emrat, se kam problem fare, pasi Prokurorja u tregua e pasinqertë sot (dje). Ajo e di se ç’është ky material, dhe duhet të thoshte se, “ z. Balliu nuk ka asnjë lidhje me këtë punë, dhe kjo çështje nuk ka asgjë ligjore”. Duke qenë se ajo që nga dita që ka filluar punë, veçanërisht në Prokurori, po me këtë lëvizje, nuk është lëshuar asnjë herë që japi një verdikt të ndershëm dhe të drejtë, e kishte të vështirë dhe e futi prapë në këtë pik mashtrues median. Ditët që do të vijnë do të sqarohen edhe gjëra të tjera, edhe të vetë prokurores, apo njerëzve që janë pas saj. Unë mendoj se janë të dyja zonjat Rama në këtë mes edhe Ina edhe Edushka, të dyja zonjat Rama janë të angazhuara në këtë sulm dhe në këtë luftë, sepse kriza e zgjedhjeve është thelluar në kampin e majtë, sepse autobusët që ai çon me njerëz, nuk po arrijnë të bindin njerëzit për ato që ai shpreh në performancat televizive, se sipas këshilltarit të vet që ai do të tregonte sa ka popullaritet, se ka njerëz pas vetes, kjo strategji i ka dështuar, dhe tani po kërkon të ndërtojë, në vijim të strategjisë për shfrytëzimin e Gërdecit, të lëpijë kockat e të vdekurve, ai kërkon të implikojë çdo njeri me të drejtë, pa të drejtë, hajde ta fusim te Gërdeci. Kjo është dashuria për kufomat, është një metodologji e pastër, por frymëzon edhe pedopolitikën. Unë do të thosha që është e pandershme, nuk është profesionale, nuk është shkalla që kanë mbërritur disa vija editoriale, disa media që nuk e kanë për gjë të gënjejnë e të mashtrojnë, dhe nuk e kanë për gjë t’i bëjnë qejfin atij njeriut që i ka hyrë një rruge me thes në kokë, sepse ai nuk ia del dot kurrë që të gënjejë dhe të mashtrojë të gjithë popullin për këto zgjedhje.

Ka disa zëra në media që thonë se qendra ndërkombëtare e regjistrimit të bizneseve nuk ka vënë në dispozicion të hetimit dokumentet për kompaninë në fjalë...?

Kjo është në websit elektronik dhe këtë mund ta merrte kushdo. Vetëm dy njerëz nuk e kanë marrë këtë. Madje kur shkuam aty ime bijë tha, “moj po kjo ç’do këtu?”. Sa u pa, më pas u hoq. Kaq e thjeshtë është.

Përtej këtyre debateve, ju e keni njohur personalisht Mihal Deliorgjin?

Padyshim! Unë jam gazetar, dhe kam gjithë jetën gazetar, dhe kam lëvizur nga Kukësi në Prishtinë. Unë njoh shumë njerëz kemi këmbyer në të njëjtat lokale, kemi pirë kafe. Nuk kanë pse të më gjykojnë për agjitacion propagandë, sepse rri me këtë apo atë. Me çfarë të drejte, unë para vitit 1990 kam ndenjur shumë me armiq, apo siç quheshin në atë kohë të deklasuar, dhe kjo gjë me këtë rast nuk ka asnjë lidhje. Bëhet fjalë për shkurt të viti 2006-ës, dhe pa asnjë veprim , në zero veprim ka zero akuzë.

Jemi në prag të fushatës elektorale, ju si e shikoni të përvijojë ajo?

Sigurisht fushata elektorale që po afron, me hap shumë të shpejtë i ka vënë në disa pozitë disa forca politike, të cilat në mënyrën e tyre përpiqen që t’i afrohen dhe në mënyrën e tyre të bëjnë performancën për të fituar zgjedhjet. Është fatkeqësi e madhe që PS-ja nëpërmjet Edi Ramës po risjell në betejën e luftës politike të vitit 1990 - 1991, krijimin e trupave paramilitare që ish policët, dhe është një skandal ndërkombëtar politik që një vend i NATO-s, të ka hyrë në NATO, dhe ky ngaqë nuk e do NATO-n kujton se nuk jemi ne në NATO, thërret policët për të ruajtur votat, domethënë është një masë tipike e subkoshiencës së tij të tronditur, agresiv dhe diktatorial. Dhe ndërkohë ky po e mbështet gjithë fushatën e vet te të ashtuquajturat lëvizje të qeverisë, fatkeqësia e Gërdecit, ku Prokuroria është marrë me propagandimin e atyre që nuk janë fajtor për Gërdecin, dhe jam i sigurt që profesionalisht ajo atë dosje nuk e njeh fare, sepse se ka kapur nga koka por nga bishti. Mund të them që njerëz të cilët flasin për Gërdecin, që flasin për Gërdecin si propagandues të Gërdecit, janë fajtorë të Gërdecit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›