E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topit, zonjave Rama, drakulës, për dijeni bilbilit të Klosëve

Topit edhe ndërmarrjes së tij, Presidencës

Ndërmarrja jote z. Bamir Topi bashkë me ty nuk është dorëjashtë në sulmin banal dhe ordiner ndaj meje. Në kohën kur ke qenë i regjistruar si anëtar PD-je, ke pasur rast të shohësh që unë, nga vitit 1997 e deri më sot, nuk kam pasur e as kam ndonjë imunitet zyrtar, nuk kam pasur dhe as kam asnjë post, por jam paraqitur në punë çdo ditë dhe e kam të verifikuar se për 3793 ditë, pa pushim asnjëherë, kam luftuar, duke të pasur edhe ty të regjistruar në parti kundër mortjes terroriste komuniste majtiste e kundër çdo dobiçi e perversi që nuk e ka dashur këtë vend, e ka punuar kundër tij dhe çdo ditë unë kam nxjerrë 24 faqe, që një ditë ti të ishte president. Madje, e di shumë mirë ti që ca nga asetet që t’u deshën, t’i dhashë unë personalisht, sepse respektova këmbënguljen e Sali Berishës që ti të ishte president.

Ti që humbisje edhe me një votë, e di mirë te bar piceria “Falco” se ç’kemi biseduar dhe unë nuk jam penduar, sepse kam respektuar bashkëpunimin dhe disiplinën, sidomos vullnetin e Sali Berishës. Sigurisht, si një njeri me vlera intelektuale aspak rrëzëlluese, ti e humbe qartësinë nga lartësia e karriges. Kjo është më e thjeshta, se unë di të lexoj më thellë në jetën e njerëzve dhe në një libër të ardhshëm që do ketë një tirazh marramendës, ti dhe grupi yt shoqërues do të pasqyroheni me fakte të zjarrta, por ti që dekorove ata që i kanë vënë fjalën këtij vendi dhe thikën, jo vetëm që nuk u kujtove për të vetmen frëngji antikomuniste në Shqipëri, madje edhe në Ballkan, gazetën “55”, jo vetëm që nuk u kujtove, por ke lëshuar qentë, vagabondët e rrugaçët që ty të tallnin e të quanin paçexhi e të bënin përshkrime të shtëpisë e të psikologjisë “autoktonisë” tiranase. Ti sot i këmben orët e lira e të punës me ata, që nesër të furnizojnë librin tim me të dhëna. Por, që ti të lësh brigadieren e pularisë në prokurori dhe madje të bashkëpunosh që ajo të godasë autoritetin tim moral, kjo është tej kufirit dhe unë do ta afroj pak afatin e atij libri. Ndërmarrja jote e di mirë me gjithë aksesorët e sigurisë që banda e sigurimsave që t’i ka mbërthyer institucionet e sigurisë ty, do të thyejnë kokën dhe shpifjet e mësuara me stilin e Saukut do të jenë një lëndë e mirë për librin tim. Ti “garant i kushtetutës dhe i të drejtave të çdo shqiptari” e di shumë që qytetari në vendet e lirisë e në një vend të NATO-s, gëzon të drejta, të cilat vetëm ligji mund t’i kufizojë e t’i anatemojë. Ti zotëri, nuk do ua dalësh kurrë bashkë me dy zonjat Rama, që Gërdecin ta lëpini për të ndërtuar karriera shqiptarovrasëse antidemokratike, kriminale, madje edhe atë anëtarësimin në PD dhe në çdo parti normale do ta humbësh, sepse ti nuk urren si vullkani. Ti urren si qymyri, si thëngjilli, por ti e ke parë që të janë varfëruar njerëzit, që të vijnë. Pingpongu do rrallohet prapë, përderisa ha vezë të helmëta, që bëjnë sikur kanë hyrë në Evropë. Akuzat banale të atyre që të shtinë ndër mend të lirosh këtë ide janë të turpshme për ty dhe institucionet në varësinë tënde. Prokuroria është bërë si shaptilograf i PS-së dhe i drakulës së medias, që dikur të pinte gjakun ty dhe tani ti e ndërsen t’ua pijë të tjerëve. Unë që kur kam dalë në punë e deri më sot, nuk di të kem përfituar një lek nga shteti shqiptar, nga paratë publike, nga marifetet, shitjet e tradhtitë, kam jetuar dhe jetoj mes miqsh dhe në mirëkuptim të plotë, siç i ka hije një qytetari dhe shqiptari humanist. Ti nuk e njeh humanizmin, ti je antihuman, por në ndryshim nga ata të skeduarit që ndjen kënaqësi pa t’u dukur dora. Prej meje, çdo mëngjes për të gjitha detajet si njeri publik do ta kesh në qendër të vëmendjes, që të mos lejojnë t’u bësh dëm demokratëve, institucioneve dhe ta varrosësh prokurorinë, siç e ke varrosur.

Zonjës Rama 1, në Prokurori

Ti dhe unë moj zonjë, tashmë jemi të barabartë, se jemi të dy në politikë. Ti në grupin militar të PS-së, unë në gazetë, si zakonisht për Partinë Demokratike dhe qeverinë demokratike. Më habit lehtësia me të cilën ti ke marrë vrapin dhe po zhytesh në kënetën e antiligjit e antimoralit. Ti që nuk je në gjendje të bësh asnjë hetim profesional as për Gërdecin e as për leshin, merresh vetëm me direktiva politike. Ti e mbajte materialin që përdori drakula, i cili ishte në websit-in e QKR-së, tatimeve dhe vajza ime ka firmën tek themelimi me 10 mijë lekë gjithsej. Ti e pe që asnjë lëvizje financiare nuk ka, ishte e paqenë. Por edhe po të ishte, ti kaq gjë e ke mësuar qysh në Lushnjë, njeriu ka të drejtë të hapë biznes, të bashkëpunojë me cilindo, etj. Ti ia kalove me zell shtypit të drakulës, madje u përgjigje keq në televizion, në një kohë që po të ishte dorëjashtë, ti mund të përgjigjeshe që kjo nuk është asgjë, pasi e njoh materialin e jemi në rregull me ligjin. Por, ti i hape dritaret për përdorim politik. Unë kam shkruar aq libra, sa ti nuk i ke bërë as në shkollë. Ti je një qytetare, dhe ndërkohë do të shfaqet arsyeja se ç’të solli në këtë breg. Por, një gjë ta dish. Krim është vjedhja, krim është vënia dorë në financa, prova e ligjit është prova e bankës, e vulave dhe firmave, nuk është prova e dëshirës, por ti i hoqe vetes të drejtën që njeriu ta mbante dorën dhe në fakt, atë që bën keq kundër të tjerëve, e ke keq për veten tënde. Keq dhe për keq, sepse kjo histori që shpike ti, zonja Rama, nuk është si puna e piramidave të Sudes së Durrësit, për të cilin do të jap së shpejti të lexosh një jetëshkrim interesant dhe ti do të duhet të lirosh kriminelë të më vrasin mua, që ta ndalosh. Unë e kam përjetuar me dhimbje dramën tënde të rinisë e të familjes, kur ti u emërove, por tani kam ndjenja të tjera. Edhe një gjë për koincidencë, universiteti i sime bije atë përgatitjen tënde, e nxjerr shkollë partie, por do përballesh edhe me këtë, mos ki merak. Koniunktura që të jep bukë tani, njësoj do të ta zërë fytin për të mos bërë të këqija e të ndëshkosh njerëzit për agjitacion e propagandë, sipas leksioneve të Saukut.

Zonjusha e bashkisë së Tiranës

Ti e qerase Klosin nëpërmjet drakulës në një aferë banale, si kjo që publikove. Por atyre kuajve që i ke vizatuar dikur në muret e shtëpisë së Dash Pezës, do t’u hipësh shpejt, jo për të vajtur në Spanjë në një dhomë me ty, ku u bë shumë i rëndësishëm një jastëk i bardhë. Por edhe një makinë e djegur pasi shtypi një njeri, do të jetë objekt edhe ai rrëzimi i Matildës nëpër shkallë e fluturimi në Gjermani me Emën, por mbase edhe Ema nuk e di atë që pa Matilda dhe përrallat që thua ti në “GSH” janë si ato që “i preu bursë Zogu, Enverit si revolucionar”. Por ty do të duhet shumë ta maskosh të kaluarën tënde, por nuk po e sheh që sa më shumë shkon, aq më shumë zbulohen gjëra për Enverin e për Nexhmijen. Por ty do t’i ndjejë në një kohë më të shkurtër, por mbase të kanë gënjyer për atë celularin e ashensorit.

Drakula

Deri tani nuk hante fëmijë. Tani po ha edhe fëmijë. Ato telefonat që përdor për komunikimin këtej ndaj gardhit ku ka qenë, t’i harrojë, i ka të panjohura. Por drakula që ha fëmijë, ka fëmijë vetë.

Bilbilit të Klosëve

Në këtë aferë, siç u thashë më lart, u qeras edhe Ardian Bilbil Klosi, për të mjekuar sadopak plagët që i hapi zbulimi i dokumenteve zyrtareve, lidhur me babanë, i cili ka punuar në regjimin komunist, deri në pension në profesionin e vrasësit. Babai yt, zoti Klosi, ka punuar vrasës. Një pjesë të jetës drejtpërdrejt në terren dhe një pjesë duke certifikuar vrasjen e të tjerëve, në gjyqe, si ministër (pa) Drejtësie, ose në Presidiumin e Kuvendit Popullor, si sekretar i tij.

Disa mendojnë se duhet të kisha futur edhe ty te zonjushat, por të paktën ti e ke një burrë në shtëpi. Ti i vjedh gjermanët sot, yt atë i vriste. Merri dhe hidhi në gjyq dokumentet që janë paraqitur, kundërshtoje dhe kërko ballafaqim si anëtar i Al Kaedës përmes Serbisë dhe Rusisë dhe vetëm kjo ta frymëzon urrejtjen për Skënderbeun. Edhe ti je në këtë aferë në lezet të shijimit të saj, që nga ana e saj nuk është asgjë. Ti je mostër edhe për ata që merr e jep përkthim e bashkëpunime, por kaq për sot, se shkrimi do vijojë në çdo moment kur ta shohë të arsyeshme redaksia. Të gjithë bëtë një vrimë në ujë, se nuk keni ç’i bëni ligjit, se nuk keni ç’t’i bëni së vërtetës. Këto janë pajisje që ju nuk i keni dhe për pasojë nuk ju funksionojnë (publicitet).

Aksionerët e firmës kundër Fahri Balliut

Ky aksioner do publikohet më vonë

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›