E Diel, 1 Nëntor 2026

Rimerr kontrollin ekuipazhi amerikan i anijes së rrëmbyer nga piratët somalezë


Zyrtarë amerikanë të mbrotjes thanë se ekuipazhi i një anije transporti me flamurin amerikan që u morr nga piratët në brigjet e Somalisë, ka rimarrë kontrollin e anijes.

Zyrtarët thanë se ekuipazhi kapi një pirat dhe tre të tjerë besohet të jenë në det.

Anija Maersk Alabama, me pronësi daneze u morr sot paradite rreth 450 kilometra në juglindje të qytetit Eil në rajonin Puntland. Anija kishte 20 shtetas amerikanë në bord dhe po çonte ndihma ushqimore në Mombasa të Kenias.

Incidenti shënon rastin e parë që një anije me flamur amerikan merret peng nga piratët që veprojnë në Gjirin e Adenit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›