Irani hap qendër të re për vëzhgimin e hapësirës

Presidenti iranian Mahmud Ahmadinejad ka hapur një qendër të re për vëzhgimin e hapësirës dhe përcjelljen e objekteve që kalojnë pranë Tokës.
Ahmadinejad vizitoi qendrën në qytetin Delijan, rreth 200 kilometra në jug të Teheranit, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Ahmad Vahidi dhe zyrtarë të tjerë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se qendra do të ndajë të dhënat me agjencitë e vendeve të tjera.
Vahidi u citua të ketë thënë se qëllimi i bazës është që të sigurojë “objektet e hapësirës” të Iranit dhe që të monitorojë objektet, “veçanërisht satelitët,” që kalojnë sipër.
Ai tha se qendra Delijan përdor radio, radar, dhe metoda elektro-optike të përcjelljes, transmeton rel.
Irani aktualisht ka nëntë qendra të komandës dhe kontrollit të programit të tij të hapësirës, duke përfshirë një në Siri./Indeksonline/