E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani hedh poshtë zërat për mbyllje të Ngushticës së Hormuzit

Irani ka deklaruar sot se nuk është në axhendën e qeverisë mbyllja e Ngushticës së Hormuzit.
Zëdhënësi i ministrisë së Punëve të Jashtme, Ramin Mehmanparast, ritheksoi se ngushtica, e cila ka një shtrirje të ngushtë përgjatë bregdetit të Gjirit të Iranit mund të kërcënohet nëse tensionet në rritje zgjerohen në drejtim të në një lufte të mundshme.

Ai i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin se po kërcënojnë Iranin, duke krijuar një atmosferë lufte .
Gjatë ditës së djeshme pati rritje të çmimit të naftës pas komenteve të një ligjbërësi iranian i cili deklaroi se Irani mund ta shikojë si mundësi mbylljen e Ngushticës së Hormuzit.
Nga Ngushtica e Hormuzit kalojnë më shumë se 1/3 e cisternave të naftës , duke e bërë një zonë me rëndësi të jashtëzakonshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›