E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt, zhvillohet raundi i dytë i votimeve

Ka startuar raundi i dytë i zgjedhjeve në Egjipt. Egjiptianët i janë rikthyer kutive të votimit, në zgjedhjet e para parlamentare që prej largimit të Hosni Mubarakut. Votimet e ditës së mërkurë kanë qenë të qeta dhe nuk janë regjistruar parregullsi të mëdha.

Raundi i parë i votimeve u dominua nga partitë islamiste të moderuara, me “Vëllazërinë Muslimane” dhe “Partinë e Drejtësisë” që fituan më shumë vota. Sipas parashikimeve, në raundin e dytë ato pritet të konsolidojnë edhe më shumë pozitat e tyre.

Procesi i gjatë dhe kompleks i votimeve do të përfundojë vetëm në fillim të janarit. Egjiptianët janë duke përzgjedhur dhomën e ulët të parlamentit, nga ku do të zgjidhen më pas 100 përfaqësues, të cilët do të formojnë një komitet që do të hartojë një kushtetutë të re për vendin.
 

Ndërsa votimet për presidentin e ri të shtetit do të mbahen në mes të vitit 2012.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›