Irani i gatshëm për bisedime me fuqitë e mëdha
Lajmi bëhet i ditur nga televizionin shtetëror iranian, i cili citon kryenegociatorin iranian për çështjet bërthamore, Saed Jalili.
Presidenti amerikan Barak Obama i ka dhënë afat Iranit që brenda muajit shtator të pranojë ofertën e gjashtë fuqive të mëdha për bisedime, që do t'i garantonin Teheranit përfitime tregtare në këmbim të pezullimit të programit të pasurimit të uraniumi. Në të kundërt Irani do të përballet me sanksione më të rënda ndërkombëtare.
Ndërkohë, Irani në mënyrë të vazhdueshme ka hedhur poshtë thirrjet për ndalimin e programit të pasurimit të uraniumit, që mund të shfrytëzohet për prodhimin e armëve bërthamore.
"Irani ka përgatitur një propozim të ri bërthamor dhe është i gatshëm të rifillojë negociatat me fuqitë e mëdha", deklaroi kryenegociatori Saed Jalili, i cituar nga "al-Alam", televizioni satelitor iranian në gjuhën arabe.