E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të premten OSBE je vlerësimin për zgjedhjet

Burime nga kjo organizatë bëjnë të ditur se gjatë së premtes do të mund të dalë raporti përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Megjithëse ishte parashikuar se raporti do të dilte më 29 gusht, mësohet se shtyrja është bërë për shkak të pushimeve të personelit të administratës qendrore të ODIHR në Varshavë.

 Audrey Glover dhe personeli i saj i akredituar në Tiranë e kanë dorëzuar tashmë raportin e tyre.  Vlerësimi për zgjedhjet do të publikohet nga ambasadorja Glover dhe zëvendëskryetari i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Ëolfgang Grossruck.

Për zgjedhjet në Shqipëri, do të ketë tre raporte, njëri nga OSBE, tjetri nga Këshilli i Evropës dhe i trejti nga Asambleja Parlamentare e NATO-s. Raporti i dytë po përgatitet nga Këshilli i Evropës dhe do të bëhet publik më 28 shtator. Ndërsa në muajin nëntor del rapori i 3, në sesionin e vjeshtës së Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›