Një e treta e adoleshenteve angleze dhunohen seksualisht
Studimi i kryer nga “National Society for the Prevention of Cruelty to Children” zbulon gjithashtu, se një e katërta e adoleshenteve angleze kanë qenë viktima të dhunës nga ana e partnerëve të tyre. Vëzhgimi i kryer në Universitetin e Bristolit në një kampion prej 1400 vajzash të moshës 13-17 vjeç, tregon se 90 për qind e të intervistuarave kanë pasur raporte intime.
Një në gjashtë ka pohuar se ka pësuar presione për te kryer marrëdhënie seksuale, një në gjashtëmbëdhjetë madje është përdhunuar.
Sipas studimit, një në tre persona kanë deklaruar se janë detyruar me forcë nga partneri të kenë marrëdhënie kundër vullnetit të tyre.