Kina dhe Japonia gati për marrëdhënie të reja
Deklarata erdhi nga Ministria e Jashtme kineze, menjëherë pas fitores së Partisë Demokratike në zgjedhjet e fundjavës në Japoni. Kina është përpjekur vazhdimisht të rivalizojë Tokion për shtrirje të ndikimit në Azinë Lindore, ndërkohë që rritja e saj e shpejtë ekonomike ka lënë pas Japoninë.
Një parti e re në pushtet në Tokio mund të ndryshojë dinamikën e politikës në Azi, edhe pse akademikët kinezë nuk presin që Japonia të largohet nga aleanca e saj tradicionale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. "Jemi të gatshëm të punojmë me palën japoneze për rritjen e bashkëpunimit dypalësh, të ruajmë nivelin e lartë të shkëmbimeve dhe të nxisim më tej marrëdhëniet dypalëshe si dhe të konsolidojmë paqen e zhvillimin në Azi", deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Jiang Yu.
Partia konservatore Liberal-Demokrate, që për afro 50 vjet kontrolloi pushtetin në Japoni, ka vendosur marrëdhënie të ngushta me SHBA-në, por ndërkohë ka shkaktuar zemërimin e shumë vendeve aziatike përmes deklaratave sporadike, që konsiderohen si justifikim i së shkuarës militariste të vendit.
Përkundër tyre, demokratët mund të përpiqen të zbusin zemërimin e fqinjëve, që ishin pushtuar dhe kolonizuar nga Japonia përpara dhe gjatë Luftës II Botërore.