E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani kërcënon: Do të zhdukim Izraelin

Irani njoftoi se gjatë javës do të zhvillojë teste raketore dhe kërcënoi se do të zhdukë Izraelin, nëse shteti hebraik e sulmon Iranin.

Gjenerali i Gardës Revolucionare të Iranit, Amir Ali Hajizadeh, theksoi se Irani do të kundërpërgjigjen me vendosmërinë më të madhe ndaj çfarëdo sulmi të mundshëm nga ana e Izraelit.

“Nëse ata do të ndërmarrin ndonjë aksion, do të na ofrojnë justifikim për t’i fshirë nga faqja e dheut”, theksoi Hajizadeh.

Ai shtoi se bazat amerikane në rajon gjenden brenda rrezes së veprimit të raketave iraniane dhe se për këtë SHBA-ja sipas tij nuk do të bashkëpunojë me regjimin e Izraelit.

Zyrtarët thanë se gjatë ushtrimeve, që nisin të hënën në shkretëtirën e Iranit, do të përdoren raketat sipërfaqësore, një pjesë e të cilave mund të arrijnë deri në Izrael dhe jug të Evropës.

Ushtrimet vijnë një ditë pas hyrjes në fuqi të embargos së Bashkimit Evropian ndaj importit të naftës së papërpunuar nga Irani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›