Irani kërkon të shtojë 10 centrale të reja bërthamore
Irani njoftoi ditën e shtunë se po planifikon të ndërtojë 10 centrale të reja për pasurimin e uraniumit duke zgjeruar kështu programin e saj bërthamor dhe duke sfiduar vendet e OKB-së.
Duke parë këtë vendim të qeverisë së Ahmadinejad, marrëdhëniet e tensionuara mes Republikës Islamike dhe Kombeve të Bashkuara pritet të përkeqësohen edhe më shumë. Kjo mund të përshpejtojë diskutimet në Perëndim për sanksione të mundshme të reja ndaj Iranit e cila vazhdimisht ka përsëritur për të mos ndaluar përpjekjet për pasurimin e uraniumit. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj dyshojnë se Irani po bën përpjekje të fshehta për të zhvilluar bomba bërthamore gjë që Republika Islamike e ka mohuar këtë dyshim.
Ahmadinejad tha se Irani duhet të synojë të prodhojë 250-300 tonë karburant bërthamor në vit, dhe për të arritur këtë objektiv do të përdoren pajisje më të shpejta.
""Ne jemi miqësorë ndaj vendeve të botës, por në të njëjtën kohë nuk mund të lemë askënd të dëmtojë të drejtat e kombit iranian," -tha Ahmadinejad.