Irani liron 100 të burgosur

Lideri i Iranit, Ali Khamnei, ka urdhëruar lirimin e 100 të burgosurve. Mes të liruarve mësohet se janë disa persona, që u arrestuan gjatë trazirave paszgjedhore, në qershor të 2009-ës.
Prokurori i Përgjithshëm në Teheran, Abas Xhafari, ka thënë se të arrestuarit janë falur pasi ata janë penduar. Ky veprim erdhi pak ditë para fundit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit dhe pak kohë para nisjes së përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare, që do të mbahen në muajin mars.