Vriten 3 ushtarë, pranë kufirit të Turqisë me Irakun

Tre ushtarë turq janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur, pas shpërthimit të një bombe, në krahinën juglindore Hakarit. Sipas burimeve turke të sigurisë, sulmi është kryer me telekomandë.
Shpërthimi ndodhi në vendin Semdinli, në afërsi të kufirit të Turqisë me Irakun. Në një zhvillim tjetër thuhet se forcat e sigurisë kanë vrarë dy të dyshuar të Partisë Punëtore të Kurdistanit. Ata u kapën gjatë përpjekjeve për të hedhur një bombë në anë të rrugës, në Daglica të Hakarit.