E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, Lidhja Arabe dërgon sekretarin e Përgjithshëm

Lidhja Arabe do të dërgojë Sekretarin e Përgjithshëm të saj në Siri në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për konfliktin në këtë vend, shtypjen e dhunshme të protestave pesë muajshe pro-demokracisë nga qeveria.
 

Organizata arabe njoftoi sot, nismën pas një takimi urgjent në Kajro, por nuk tha se kur do të shkojë në Damask shefi i saj, Nabil Elaraby. Në një deklaratë, Lidhja Arabe bëri thirrje që t`i jepet fund gjakderdhjes , para se të jetë shumë vonë.  OKB-ja ka thënë se më shumë se 2 mijë e 200 vetë janë vrarë që nga marsi, kur protestuesit filluan të bëjnë thirrje për reforma dhe dorëheqjen e presidentit sirian Bashar al-Asad.
 

Presidenti turk Abdullah Gul tha sot se Ankaraja ka humbur besimin në fqinjin e saj jugor, Sirinë. Agjencia shtetërore turke e lajmeve Anatolia citoi presidentint Gul të ketë thënë se situata ka arritur në një fazë në të cilën çdo veprim i qeverisë siriane do të jetë hap i vonuar.
Qeveria siriane ka ndaluar shumicën e gazetarëve të huaj të punojnë në vend, duke e bërë të vështirë verifikimin e raporteve mbi trazirat. Aktivistët e opozitës siriane kanë hedhur poshtë premtimet e mëparshme të presidentit Assad për reforma, duke i cilësuar ato të pakuptimta, ndërkohë që qeveria vazhdon shtypjen e protestave.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›