E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nigeri, arrin në 23 numri i të vdekurve

Kombet e Bashkuara thonë se numri i të vdekurve në Nigeri nga sulmi me bombë ka arritur në 23 vetë. Sulmi ndodhi në një ndërtesë ku gjenden zyrat e Kombeve të Bashkuara në kryeqytetin nigerian.
 

Një zëdhënës i OKB-së tha se rreth 81 persona janë plagosur në sulm. Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së vizitoi disa nga të plagosurit, ndërsa zyrtarët nigerianë vazhdojnë hetimet. Dëshmitarët thanë se një person kreu sulmin vetëvrasës, duke kaluar me forcë me makinën e tij dy pikat e kontrollit.
 

Presidenti nigerian Googluck Jonathan është zotuar se do ta verën nën kontroll terrorizmin në vendin e tij, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon tha se veprime të tilla terrosite janë të papranueshme.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›