E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani liron dy regjisorë

Dy nga gjashtë regjisorët iranianë, që u arrestuan gjatë shtatorit të vitit të kaluar, për shkak të bashkëpunimit me kanalin televiziv BBC në gjuhën farsi, janë liruar të dielën mbrëma në Teheran.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Fars, janë liruar regjisorët Nasser Safarian dhe Mohsen Shahnazdar. Agjencia nuk dha detaje tjera shtesë për lirimin e tyre Si rrjedhojë, nuk dihet as ajo nëse edhe katër regjisorët e tjerë – të arrestuar nën aktakuzën e njëjtë: se përmes sigurimit të raporteve për BBC, kanë dëmtuar Iranin – do të lirohen së shpejti, ose jo.

Ndryshe, Teherani akuzon televizionin BBC se punon për shërbimin e fshehtë britanik, dhe se synon të dëmtojë Iranin duke ftuar si mysafirë disidentët iranianë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›