Irani mbyll dyqanet ku shiten kukullat Barbie
Share
Dyqanet e lodrave në Iran janë në shënjestër të policisë për shkak se shesin kukulla Barbie. Disa prej tyre janë mbyllur dhe kjo lëvizje është në kuadër të një fushate të gjatë lufte ndaj shenjave të kulturës perëndimore në Iran. Lajmin e bëri të ditur agjencia gjysëm-zyrtare Mehr.
Një zyrtar policie tha se janë sekuestruar kukullat Barbie në një fazë të re lufte kundër manifestimit të kulturës perëndimore.
Kukullat Barbie u krijuan për herë të parë në vitin 1959 nga amerikanët Mattel Inc. Shitja e kukullave Barbie në Iran ishte ndaluar që në mesin e viteve 90. Megjithatë, pavarësisht ndalimit, kukulla shitej hapur në disa dyqane në Teheran.