Sanremo përzë Tamara Ecclestone: Është shumë e shtrenjtë
Share
Tamara Ecclestone, vajza e pronarit të Formula 1, Bernie Ecclestone, është refuzuar nga ana e drejtuesve të festivalit më të madh të muzikës italiane, Sanremo. Shkaku: 27-vjeçarja kërkon shumë para dhe është shumë e shtrenjtë. Festivali nuk është një shëtitje në rivierë, tha drejtuesi artistik i Sanremo-s, Giammarco Mazzi.