E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani mbyll një pikë kalimi me Irakun

Teheran -Irani ka mbyllur një pikë të kalimit kufitar me Irakun për qytetarët e tij, pasi shumë pelegrinë nga Republika iraniane mbetën të vrarë në dy atentate vetëvrasëse në shtetin fqinj, bënë të ditur sot mediat zyrtare. Shumica e 57 personave që u vranë në sulmet vetëvrasëse me bombë dy ditë më parë në provincën Diyala në Irakun verilindor, ishin iranianë. Një ditë më pas, dy atentatore femra hodhën veten në herë pranë një faltoreje të shenjtë shiite në Bagdad duke vrarë të paktën 60 persona, bëri të ditur policia. Shumica e të vdekurve ishin pelegrinë iranianë.

"Pas sulmeve vetëvrasëse në Irak dhe numrit të madh të viktimave në radhët e pelegrinëve, kalimi i kufirit për iranianët është ndaluar pa afat", bëri të ditur agjencia zyrtare iraniane IRNA. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Hasan Qashqavi i dënoi sulmet gjatë një prononcimi për shtypin.

"Disa ekstremistë po përpiqen të prishin marrëdhëniet tradicionale dhe të mira ndërmjet dy popujve tanë dhe të justifikojnë prezencën jolegjitime të të huajve me anë të pasigurisë së vazhdueshme që krijojnë në vend dhe rajon", tha ai. Zyrtarët iranianë kanë deklaruar shpesh se prezenca e forcave ushtarake të SHBA-së është duke e përkeqësuar situatën në vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›