Irani me numrin më të madh të gazetarëve të burgosur në botë

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve ka bërë të ditur se është rritur numri i gazetarëve të burgosur nëpër botë dhe se Irani është vendi që ka burgosur më shumë gazetarë.
Grupi i pavarur amerikan, që promovon lirinë e shtypit dhe të drejtat e gazetarëve, në një raport të ri tregon se 43 nga 179 gazetarët e burgosur, ndodhen në burgjet e Iranit.
Sondazhet e grupit tregojnë se Eritrea, Kina, Birmania, Vietnami, Turqia dhe Siria gjithashtu renditen në mesin e vendeve me më shumë gazetarë të burgosur.