E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali kapet bosi i fundit i mafias

Policia italiane ka bërë të ditur se ka kapur kreun famëkeq të mafias së Napolit, Michele Zagaria, i cili ka qenë në arrati për 16 vjet.
Autoritetet policore bënë me dije se ata kishin gjetur atë pas gërmime arkeologjike në një bunker të fshehtë në qytetin e tij të Casapesenna në afërsi të Napolit.

I përshkruar si kreu i klanit të fuqishëm Casalesi, ai u dënua me burg te përjetshëm në mungesë. Klani Casalesi ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës dhe korrupsionit në industrinë e ndërtimit.

Zagaria fshihej në një bunker brenda një shtëpie. Forcave policore i është dashur të gërmojnë për të arritur bunkerin.

Michele Zagaria, 53 vjec ishte kreu i fundit i mafias .

Një vit më parë në nëntor të vitit 2010, u arrestua Antonio Iovine, i fshehur në Casal di Principe. Para tij, më 14 janar të vitit 2009, karabinieret arrestuan Peppe Setola.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›