SHBA kritikon Iranin për mbylljen e “ambasadës virtuale”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kritikuar Iranin për bllokimin e “ambasadës virtuale” të SHBA-së në internet, duke thënë se një veprim i tillë tregon mosbesim të regjimit tek qytetarët iranianë.
Zyrtarët tregojnë se departamenti amerikan i shtetit, para dy ditësh publikoi një faqe të re në internet, me qëllim të informaciojë iranianët rreth mundësisë së udhëtimit në SHBA dhe tematikave të tjera.
Sidoqoftë, vetëm pas një dite funksionimi, autoritetet iraniane e kanë bllokuar këtë faqe.
Shtëpia e Bardhë, përmes një deklarate, tha se ky veprim tregon se “qeveria iraniane edhe një herë ka dëshmuar përkushtimin e saj për të ndërtuar një perde elektronike të mbikëqyrjes dhe censurës” për njerëzit iranianë.