E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani mund te zgjeroje programin e tij berthamor

Irani mund të jetë i gatshëm të zgjerojë programin e tij bërthamor në një vend të nëndheshëm në afërsi të qytetit të Qom-it, ka thënë në Vjenë një diplomat për rrjetin britanik BBC.
Gjithçka duket të jetë gati për të instaluar mijëra centrifuga në uzinën e nëndheshme dhe të fortifikuar, tha diplomati.
Ata mund të përshpejtojnë prodhimin e uraniumit të pasuruar - e nevojshme si për prodhimin e energjisë ashtu edhe për armët bërthamore.
Mbikqyrësit e Kombeve të Bashkuara për çështjet bërthamore nuk kanë komentuar ende.
Inspektorët e saj pritet të vizitojnë këtë javë për një raund tjetër të bisedimeve mbi aktivitetet bërthamore të Iranit, pasi u ishte mohuar aktiviteti pas vizitës së disa shkencëtarëve gjatë muajin të kaluar.
Irani thotë se ka thjeshtë qëllime paqësore, por vendet perëndimore shprehin frikën se Irani në fshehtësi është duke u përpjekur për të zhvilluar një bombë bërthamore.
Ky është një tjetër paralajmërim që Irani mund të rrisë punën e diskutueshme bërthamore, megjithë rritjen e sanksioneve ndërkombëtare, thotë BBC.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›