Sarkozi vazhdon fushaten ne Marseje
Presidenti Nikolas Sarkozi tha gjatë një mitingu se politikat e tij kanë shpëtuar Francën nga shkatërrimi ekonomik dhe se i vetëm kishte guximin të zbatonte reformat për ta bërë vendin të dalë nga kriza e ditëve të sotme.
Duke iu drejtuar rreth 11,000 përkrahësve në qytetin e Marsejës në mitingun e dytë të fushatës së tij, Sarkozy akuzoi rivalin socialist Fransua Hollande se ishte i pandershëm për rreziqet me të cilat përballet ende Franca dhe planet e tij politike.
Politikani i qendrës së djathtë Sarkozi është përballur me sondazhe ku ai nuk parapëlqehet nga 67-68 për qind e votuesve duke e vendosur atë 12 pikë prapa Hollande.
Të dy rivalët ka të ngjarë se mund të përballen në një balotazh më 6 maj, pas raundit të parë të 22 prillit.
"Kemi shmangur katastrofën, kushdo që dyshon në menaxhimin tim të krizës duhet të shikojë gjendjen e vështirë ekonomike në Itali, Spanjë, Portugali dhe Greqi. Ata që sillen sikur nuk ka asgjë serioze, që ka 3 vjet që ndodh, këta njerëz nuk i bëjnë shërbim Francës”-deklaroi Sarkozi
Sarkozi tha se arma më e efektshme kundër rivalit të tij, do të jetë prova që ka dhënë gjatë krizës në eurozonë.
Presidenti i cili kandidon për të dytën herë në postin e të parit të shtetit, ka premtuar reforma strukturore për të ndihmuar konkurrencën, përkrahje në rritjen e punësimit, ndërsa programi i Hollande është bazuar tek rritja e taksave mbi të pasurit për të financuar investimet në arsim e punë kërkimore.