Karnavalet ne Brazil ne konkurim 13 shkolla te kercimit
Nisi mbrëmjen e së shtunës festa më e madhe në botë e Karnavaleve të cilat po mbahen në Rio de Janeiro. Në këtë festë gjigante morën pjesë rreth 70 mijë spektatorë vendas e të huaj. E njëjta atmosferë është mbajtur edhe në Kolumbi.
Trupat artistike të sambas defiluan në stadiumin Sambadrome Rio de Janeiro-s. Parada ka bashkuar 13 shkolla të kërcimit brazilian të cilët mahnitën sytë e rreth 70,000 spektatorëve. Ata do të duhet të konkurojnë fort, pasi jo gjithçka është thjesht shoë, por edhe garë. Çdo shkollë përfaqësohet me kostume shkëlqyese si për të rriturit dhe për fëmijët. Kjo dëshmon se festa u dedikohet të gjitha grup-moshave.
Çdo shkollë ka Reinën e saj, pra Mbretëreshën e cila udhëheq trupën. Ajo dallohet pasi ka më pak veshje në trup, flokë të kapura lart dhe këpucë me taka mjaft të larta. Fernando Silva, i cili është edhe një përkrahës i trupës tradicionale Viradouro Samba, shpreson se ekipi i tij do të firojë.
Më shumë se 80 për qind e atyre që marrin pjesë në paradë, vijnë nga lagje të varfra dhe kostumet i marrin falas.
Edhe në Kolumbi kanevalet ndezën sheshin e Barranquillas. Parada e quajtur "Beteja e Luleve" është e mbushur plotë me ngjarje kulturore dhe folklorike. Që nga viti 1903, Beteja e Luleve është bërë më simbolike.
UNESCO ka nderuar karnavalet e Barranquilla, duke e cilësuar si një kryevepër botërore dhe të paprekshme të trashëgimisë së njerëzimit.