E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri te shtena gjate nje funerali ne Damask

Ushtria e armatosur doli sërish në rrugën e Sirisë. Nga një funeral, turma do të kthehej në një epiqendër përleshjesh.
Një dëshmitar tha për Reuters se policia filloi të qëllojë menjëherë pas varrimit."
Opozita siriane tha se të shtënat u dëgjuan në afërsi të varrzave ku në mes të plagosurve ishte edhe një grua e cila u godit në kokë.
Aktivistët thonë se të paktën një person u vra, ndërsa 20 të tjerë në të gjithë vendin.
Ekonomia siriane është duke u gjymtuar nga sanksionet ndonëse Irani ka siguruar para, por ato duket të mos jenë të mjaftueshme.
Kryengritja ka shkatërruar turizmin, ndërsa sanksionet në eksportet e naftës dhe produkteve të tjera kanë reduktuar në mënyrë dramatike produktit e brendshëm bruto.
Një prej biznesmenëve kryesorë të Sirisë thotë se ekonomia e saj është duke u gjymtuar nga sanksionet e huaja dhe se qeveria po copëtohet ngadalë.
i biri i ish-presidentit sirian Faisal al-Kudsi, tha për BBC-në se veprimet ushtarake mund të zgjasin edhe gjashtë muaj e më pas pastaj nuk do të ketë "miliona njerëz në rrugë". Ai shtoi se qeveria e presidenti Bashar al-Asad do të luftojë deri në fund.
11-muaj kryengritje kundër Z. Assad ka marrë mijëra jetë njerëzish.
Grupet e të drejtave të njeriut numërojnë më shumë se 7,000 viktoma ndërsa qeveria thotë se të paktën 2.000 pjesëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë gjatë konflikteve me "bandat e armatosura të terroristëve".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›