Jashtë funksioni pasaportat jo biometrike

Të gjithë shtetasit që janë pajisur me pasaporta të tilla nuk do të mund t’i përdorin më, pavarësisht datës së skadimit të tyre.
“Me propozim të Ministrit të Brendshëm Z. Bujar Nishani, Këshilli i Ministrave ka vendosur që pasaportat jobiometrike do të jenë të vlefshme si dokument udhëtimi deri në datën 1 mars 2012. Duke filluar nga data 1 mars 2012 të gjithë shtetasit shqiptarë do të munden të udhëtojnë jashtë shtetit vetëm me pasaporta biometrike”, pat deklaruar Ministria e Brendshme në fillim të muajit janar.
Ndërkohë, skadimi i këtyre pasaportave, ka bërë që qytetarët të rendin për të aplikuar për pasaporta të reja. /Start/
2012-03-01 08:56