Dekretet, Kuvendi e Presidenca përballen në Kushtetuese

Presidenca pretendon se Kuvendi i ka bllokuar kompetencat e Presidentit duke kthyer dy dekrete të tij.
"Ajo që ndodhi në Kuvend me dekretet e presidentit duhet të ishte ose miratimi ose refuzimi i dekreteve të presidentit, në mënyrë që kompetencat e presidentit të mos bllokoheshin. Gjykata Kushtetuese ka sot në përbërje tre anëtarë të cilëve po u mbaron mandati dhe u është zgjatur mandati deri në 2013. Pra, ajo që kërkohet nga gjykata është zgjidhja e konfliktit të kompetencave", tha këshilltari juridik i presidentit, Artur Metani.
Nga ana e tij, Kuvendi i Shqipërisë nënvizon se janë zbatuar vetëm baza ligjore dhe Kushtetuta. Për Kuvendin, dy dekretet e Presidentit kishin ardhur në Parlament jashtë afateve, kur ligji parashikon rinovimin e tyre një herë në tre vjet.
"Mandati thotë Kuvendi konstaton asgjë tjetër vecse në terma kohor implementimin e detyrimit që i drejtohet Gjykata Kushtetuese që ripërtëritja e mandateve me 1/3 do të bëhet një herë në tre vjet", tha Lulzim Lelca, Drejtor Juridik i Kuvendit.
Dy prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese u ka mbaruar mandati, dhe ata vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë për shkak të ngërçit të krijuar midis Presidentit dhe Parlamentit. Ky i fundit kërkon që kreu i shtetit të konsultohet paraprakisht për dekretet. /S.Ll/Start/
2012-02-29 16:37