Irani njofton represion ndaj grave pa hixhab

Policia iraniane do të marrë masa të rrepta për t’u marrë me gratë që nuk respektojnë hixhabin e detyrueshëm në vende publike.
Operacioni i quajtur Nour (dritë), filloi të shtunën, tha shefi i policisë së Teheranit, Abasali Mohammadian.
Kjo masë vjen pas sfidës së paraqitur nga një numër i madh i grave që dalin në rrugë pa hixhab.
“Gratë që nuk e respektojnë hixhabin dhe nuk u kushtojnë vëmendje paralajmërimeve të policisë, do të persekutohen” njoftohet në deklaratën e policisë iraniane.
/ rtsh.al /