E Martë, 3 Nëntor 2026

Netanyahu thotë se Izraeli i gatshëm për sulm të drejtpërdrejtë nga Irani, do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli është gati për një sulm të drejtpërdrejtë nga Irani dhe do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë.

“Qytetarët e Izraelit, në vitet e fundit, dhe aq më tepër në javët e fundit, Izraeli është përgatitur për mundësinë e një sulmi të drejtpërdrejtë nga Irani”, thotë kryeministri në një deklaratë video.

“Sistemet tona të mbrojtjes janë të vendosura dhe ne jemi të përgatitur për çdo skenar, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. 
Shteti i Izraelit është i fortë, IDF është i fortë, publiku është i fortë.”

“Ne e vlerësojmë SHBA-në për qëndrimin në krah të Izraelit, si dhe mbështetjen e Britanisë së Madhe, Francës dhe shumë vendeve të tjera”.

“Kam vendosur një parim të qartë – kushdo që na lëndon, ne do t’i lëndojmë ata. Ne do të mbrohemi nga çdo kërcënim dhe do ta bëjmë këtë me qetësi dhe vendosmëri”.

“E di që edhe ju, qytetarët e Izraelit, po ruani qetësinë. Ju bëj thirrje që të dëgjoni direktivat e Komandës së Frontit të Brendshëm.”

“Së bashku qëndrojmë dhe me ndihmën e Zotit, së bashku do të mposhtim të gjithë armiqtë tanë”, thotë Netanyahu.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›