E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frattini: Sjellja e Erdogan, nuk cënon rolin e Turqisë

Romë - Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë Franko Frattini tha se tensioni që u jetua në Davos mes Kryeministrit të Turqisë Rexhep Tajjip Erdoan dhe Presidentit të Izraelit Shimon Peres nuk do të pakësojë rolin e Turqisë në procesin e paqes së Lindjes së Mesme.

Frattini, në një mbledhje të organizuar në Milano për paqen tregtare në Mesdhe tha se Turqia është një vend që bart një rëndësi të madhe nga pikëpamja e zgjidhjes së problemeve në Lindje të Mesme.

"-Turqia është një vend që synon anëtarësim të plotë në BE,- rikujtoi Frattini dhe shtoi se Ankara-ja mund të luajë role të rëndësishme në Lindje të Mesme. Turqia, si një vend kandidat i BE duhet trajtuar në një mënyrë më të veçantë".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›