Vrasësi i besimtarëve indianë, ish-ushtar, pjesë e grupeve raciste

Sulmuesi që qëlloi për vdekje gjashtë njerëz në Tempullin Sik në Wisconsin të SHBA-së është identifikuar si ish-ushtar amerikan me lidhje të mundshme me grupe raciste.
Pentagoni konfirmoi se 40-vjeçari, Wade Michael Page, ishte ish-specialist i Armatës amerikane për operacionet psikologjike, që ka shërbyer në ushtri nga viti 1992 deri në vitin 1998.
Ndërkohë në shenjë respekti për viktimat e dhunës në tempullin Sikh në Wisconsin, në të cilin një person i armatosur u mori jetën 6 besimtarëve, Presidenti Barack Obama ka dhënë urdhër që më 10 gusht flamujt amerikanë të qëndrojnë në gjysmë shtizë.
Obama tha se amerikanët duhet të bëjmë më shumë për të gjetur mënyra për të reduktuar dhunën.
"Të gjithë ne e pranojmë se këto ngjarje të tmerrshme e tragjike po ndodhin gjithnjë e më shumë",-u shpreh Presidenti amerikan.
Page vrau të dielën gjashtë persona në një tempull fetar në Wisconsin të Shteteve të Bashkuara. Vrasja ndodhi kur disa dhjetëra njerëz po mbidheshin për t`i kryer ritualet javore fetare në tempullin në Ouk Krik.
Autoritetet thanë se mbeten duke hetuar lidhjet e mundshme me grupe të bardha supremaciste, duke përfshirë anëtarësimin e tij në një bandë naziskine roku.