E Diel, 1 Nëntor 2026

Beogradi, 1.5 milion euro për presidencën e AP të OKB-së

Qeveria e Serbisë ka vendosur sot që për presidencën serbe të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të ndajë 1.5 milion euro.

“Ky vendim është marrë në përputhje me angazhimin e Qeverisë për të zvogëluar shpenzimet në të gjitha nivelet”, thuhet në komunikatën e ekzekutivit serb, raportojnë mediat në Beograd.

Në krye të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për mandatin e radhës është zgjedhur ish-ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›