E Diel, 1 Nëntor 2026

Nëse do votohej sot, 72% e duan anëtarësimin në BE

Popullariteti i Bashkimit Evropian në Kosovë mbetet i lartë. Në një referendum për t`iu bashkuar BE-së, 72% e qytetarëve do të kishin thënë “Po”, gjë që, sipas Zyrës së BE-së në Kosovë, është një përqindje e cila nuk ka ndryshuar fare nga dy vitet e kaluara.
 

Po sipas kësaj zyre, shumica besojnë se integrimi do të ishte një përparësi për Kosovën; pothuaj 90 % e të anketuarve e konsiderojnë si të rëndësishëm fuqizimin e lidhjeve me BE-në dhe më shumë se 70 % e tyre e shohin integrimin në BE si një zgjidhje të mundshme për problemet ekzistuese në ekonomi, udhëtim, korrupsion, sigurim të së ardhmes për të rinjtë, mirëqenie sociale dhe në fushat e bujqësisë.
 

Anketa është organizuar nga projekti i financuar nga BE-ja “Perspektiva e BE-së në Kosovë” dhe është realizuar në maj dhe qershor të vitit 2012.
 

Të gjeturat kryesore të saj janë prezantuar të martën nga zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Gëzim Kasapolli, zëvendësudhëheqësi i operacioneve në Zyrën e BE-së, Melvin Asin, zëdhënësi i Zyrës së BE-së, Stojan Pelko, dhe udhëheqësi i operacioneve në UBO Consulting, Berat Abdiu.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›