Irani posedon fluturake pa pilot?

Irani ka zbuluar se ka përgatitur një aeroplan pa pilot, me rreze të gjatë fluturimi. Mediat shtetërore bënë të ditur se aeroplani mund të fluturojë mbi shumicën e Lindjes së Mesme.
Sipas BBC, aeroplani, i quajtur Shahed (Dëshmitari) 129, mund të fluturojë deri në 2 mijë kilometra dhe mund të pajiset me bomba e raketa.
Garda Revolucionare bëri me dije se ai mund të kryejë misione zbulimi, ose misione luftarake.
Vitin e kaluar, autoritetet iraniane treguan një aeroplan amerikan pa pilot, që pretendonin se e kishin kapur në mënyrë elektronike.
Por SHBA insistoi se Irani as nuk e ka qëlluar avionin RQ-170 Sentinel, as nuk kanë përdorur ndonjë teknologji kibernetike për ta ulur. Ata thanë se thjesht ka qenë një keqfunksionim.