Ukrainë, 3 të vdekur e 1 i plagosur gjatë një tentative grabitje

3 persona janë vrarë, ndërsa një tjetër është plagosur gjatë një tentative të një hajduti për të vjedhur një qendër tregtare në Ukrainë. Policia e Kievit citon se në qendrën tregtare në kryeqytetin e Ukrainës, janë qëlluar për vdekje tre roje dhe ka mbetur i lënduar një tjetër nga një hajdut.
Rojet që punonin për një kompani private të sigurimit e kanë zënë personin derisa po përpiqej të vidhte një pajisje elektronike.
Gjatë kohës që rojet kanë dërguar të dyshuarin në një zyrë për ta marrë në pyetje, hajduti papritmas ka nxjerrë një armë dhe ka filluar të shtënat. Rojet e kompanisë private të sigurimit nuk kanë mundur ta kapin dot personin e dyshuar.