E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani redukton marrëdhëniet me Britaninë e Madhe

Lëvizja vjen pasi Thesari i Britanisë së Madhe vendosi sanksione ndaj bankave iraniane të martën, duke i akuzuar ato që ndihmojnë programin bërthamor të vendit.

Lajmi bëhet i ditur nga radioja iraniane e cila raportoi se deputetët brohorisnin “Vdekje Britanisë!” gjatë votimit të projektligjit, i cili u miratua nga 87% e anëtarëve të Parlamentit.

Ky projektligj tashmë duhet të miratohet edhe nga Këshilli i Gardës së Iranit, i cili shqyrton të gjithë aktet para se të vihen në zbatim./Start/F. P/

                                                                                             2011-11-27 14:06
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›