E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani redukton marrëdhëniet me Britaninë

Parlamenti i Iranit ka aprovuar një draft rezolutë për të reduktuar marrëdhëniet diplomatike dhe ekonomike me Britaninë, si përgjigje ndaj vendimit të Britanisë për të shtuar sanksionet kundër Teheranit.

Raportohet se 179 nga 290 deputetët në parlament kanë votuar në favor të kësaj draft rezolute, katër kanë votuar kundër dhe 11 kanë abstneuar.

Kjo draft rezolutë u paraqit me 23 nëntor pasi Britania, SHBA-të dhe Kanada vendosën sanksione të reja ndaj Iranit më herët gjatë muajit, si pasojë e komenteve nga OKB-ja, sipas të cilave Irani po zhvillon armë bërthamore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›