E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, përmbyset varka me emigrantë, 30 të zhdukur

Të paktën 2 viktima dhe rreth 30 të zhdukur është bilanci provizor i tragjedisë së regjistruar në ujërat italiane , në afërsi të Brindisit, një ditë më parë. Sipas autoriteteve, janë shpëtuar 41 emigrantë. Ngjarja saktësohet të ketë ndodhur në zonën e qujatur Torre Santa Sabina, në kohën kur një varkë me vela, nëpërmjet se cilës dhejtëra aziatikë po tentonin të emigronin në mënyrë klandestinë, në brigjet pulieze, është mbytur. Sipas prefekturës 41 persona janë mundur të shpëtohen dhe 33 prej tyre janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe gjenden në qendrën për emigrant në Brindisi; dy janë të shtruar në spital në Ostuni. Në zonën ku ndodhi ngjarja, gjatë gjtihë natës kanë vijuar kërkimet, edhe pse puna është veshtirësuar për shkak të detit të trazuar dhe erës së fortë. Mediat italiane, shkruajnë se është vënë në dispozicion edhe një helikopter i “Guardia di finanza-s” që mbikqyr zonën. Trupat e dy viktimave janë gjetur në shkëmbinj, pak pas mbytjes së mjetit lundrues. Ndërsa 41 personat e tjerë janë shpëtuar nga policia, nga karabinierët, dhe Guardia di Finanza, ndërsa po përpiqeshin të dilnin në brigje me not apo mjete rrethanore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›