E Diel, 1 Nëntor 2026

Osetia e Jugut, fillon raundi i dytë i zgjedhjeve

Qendrat e votimit janë hapur në rajonin separatist të Gjeorgjisë, Oseti e Jugut, ku po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.

Kandidati, Anatoli Bibilov së bashku me familjen e tij ka votuar në një qendër votimi ndërsa u ka thënë gazetarëve se ai "votoi për të ardhmen," e cila tha se do të jetë "e pastër dhe e bardhë", si dëbora që po bie në këtë rajon që mbrëmjen e kaluar.

Bibilov, i cili ka mbështetjen e Moskës, favorizohet për të fituar zgjedhjet.

Bibilov, aktualisht ministër për situatat emergjente të Osetisë Jugore, është duke kandiduar kundër ish-ministres së arsimit, Alla Dijojeva.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›