E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani refuzon pezullimin e pasurimit të uraniumit

Ali Asghar Soltanieh, përfaqësues i Iranit në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (AIEA), përsëriti refuzimin e vendit të tij për të pezulluar pasurimin e uraniumit. Gazeta kryesore konservatore iraniane, "Jomhuri Eslami”, raporton se Soltanieh i mbajti këto deklarata dje përpara ekzekutivit të AIEA-s në Vjenë.
   
"Këto propozime mbulojnë të gjitha pyetjet që i interesojnë botës, mospërhapja, çarmatimi dhe përdorimi i teknologjisë për qëllime paqësore", tha  Soltanieh, cituar nga e përditshmja.  
     
Përfaqësuesi iranian rikonfirmoi më pas politikën e Iranit  që konsiston në "mos pezullimin e pasurimit të uraniumit dhe në vazhdimin e mbështetjes së të drejtës sonë të patjetërsueshme për përdorimin e teknologjisë bërthamore për qëllime paqësore", gjithmonë sipas gazetës.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›