E Diel, 1 Nëntor 2026

Irani refuzon ta kthejë avionin amerikan

Irani ka refuzuar kërkesën e SHBA-së për t`i kthyer një avion amerikan spiunazhi.

Ministri i mbrojtjes, Ahmed Vahidi, tha se Shtetet e Bashkuara duhet të kërkojnë falje për pushtimin e hapësirës ajrore iraniane, në vend që të kërkojnë kthimin e avionit.

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka thënë të hënën se Shtetet e Bashkuara kërkojnë zyrtarisht që Irani ta kthejë këtë avion.

Obama theksoi se nuk ka ndërmend të komentojë mbi raportimet e shërbimeve sekrete, por pranoi se “I kemi kërkuar të na e kthejnë. Tani jemi në pritje të përgjigjes së Teheranit”.

Pentagoni përgënjeshtroi lajmin fillestar se kishte humbur një avion mbi Iran, por pamjet e një televizioni vendas nuk lanë vend për dyshime, ku u transmetuan gjatë javës së shkuar. Megjithatë, ndërsa Teherani raportoi për rrëzimin e tij, Uashingtoni pretendon se avioni spiun pësoi një “avari” ndërsa ishte duke fluturuar mbi vend.

Avioni pa pilot, i llojit “RQ-170 Sentinel”, është i pajisur me disa pjesë të një teknologjie tepër të rezervuar ushtarake, në shërbim vetëm të forcave amerikane. Më parë gjatë të hënës, Televizioni Shtetëror Iranian raportoi se ekspertët ushtarakë ishin në prag të zbërthimit të kodit sekret që përdor mjeti i telekomanduar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›