E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, autoritetet për viktimat: Rezultatet e OKB të rreme

Siria ka refuzuar të pranojnë shifrën prej 5 mijë viktimash në konfliktin civil, të dhënë gjatë të martës nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Ambasadori i Sirisë në OKB protestoi kundër shifrave të lajmëruara nga Komisionerja e të Drejtave të Njeriut, Navi Pillay, duke i konsideruar ato si “jo të besueshme”.

Sipas raportit zyrtar, shumica e 5 mijë viktimave janë civilë, të vrarë në protesta nga autoritetet apo nga shkëmbimi i zjarrit midis ushtrisë së rregullt dhe Ushtrisë së Rebelëve Sirianë.

Damasku zyrtar fajëson militantët e armatosur dhe bandat e keqbërësve për trazirat që po ndodhin. Regjimi është bërë gjithmonë e më izoluar së fundmi, por Rusia, një aleat i vjetër i Sirisë, vazhdon të mos i bashkohet zërave që dënojnë dhunën në vend.
Ndërkohë, gjatë ditës, shtatë trupa qeveritare u vranë në një pritë nga ana e rebelëve, në përgjigje të vrasjes së 11 aktivistëve, në orët e para të mëngjesit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›