E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi në Belgjikë, 4 të vdekur dhe 64 të plagosur

4 të vdekur dhe 64 të plagosur është bilanci fundit i raportit të policisë për viktimat nga sulmi i sotëm në Belgjikë. Dyshohet se autor i këtij sulmi të jetë Nirdine Amrani 32 vjeç. Amrani rezulton i dënuar për posedim të armëve dhe narkotikëve. Amrani pas sulmit në stacion vrau veten.
Dëshmitarët informuan se një mashkull, rreth të 40-ave hodhi krejt papritur një granëtë në një stacion autobuzi në sheshin “Saint Lambert”, ndërsa dy të tjerë qëlluan mbi turmën.

Njëri prej agresorëve u vra nga policia dhe një i dytë u arrestua. Ndërkohë, personi i tretë është përfshirë në një betejë me armë me policinë, ende në vazhdim në orën 15:30, rreth një orë pas sulmit fillestar.

Bilanci tragjik mund të rritet më shumë në orët në vazhdim, pasi shtatë të plagosur janë në gjendje kritike për jetën.

Rrugët në qendër të qytetit janë mbyllur. Helikopterët po patrullojnë qytetin nga ajri, ndërsa ekspertët e lëndëve shpërthyese kanë mbërritur në vendngjarje.

Sheshi “Saint Lambert” është një pjesë shumë e rrahur nga banorët e Liezhit, pasi atje përqendrohen dhe të gjithë stacionet e transportit publik.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›